Pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga instruktorë amerikanë si të reagojnë në fushëbetejë

Prishtinë, 24 janar 2022 – Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përfunduar trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, i realizuar nga një ekip i instruktorëve amerikanë.

FSK-ja njofton se në këtë trajnim kanë marrë pjesë pjesëtarët e një toge të Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë. Ata janë trajnuar i të reagojnë në fushëbetejë.

“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët e togës që e kanë përfunduar me sukses trajnimin, u organizua në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Njoftimi i plotë:

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen si të reagojnë në Fushëbetejë

Një nder objektivat e Forcës së  Sigurisë së Kosovës është  shkollimi dhe trajnimi i  pjesëtarëve të saj,  me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë  si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.

Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku  pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të  Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës  përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e  certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.

May be an image of 6 people, nature and tree
May be an image of 2 people, military uniform and outdoors
May be an image of 5 people and outdoors
May be an image of 10 people and outdoors
May be an image of 6 people, people standing, tree and outdoors

(r.m.)

Comment

*