Plenkoviq: Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugëtimin drejt BE-së

Zagreb, 16 nëntor 2021 – Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili e vizitoi Kosovën të hënën, ka thwnw se Kroacia dhe Kosova kanwmarrwdhwnie tw shkwlqyeshme.

Plenkoviq, në një postim në Facebook, ka thënë se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar.

Kryeministri kroat ka treguar se ai e ka vizituar komunitetin kroat në Janjevë, të cilin e ka cilwsuar si diasporwn më tw vjetër kroate në botë.

Postimi i plotë i Plenkoviqit:

Kisha kënaqësinë që në Prishtinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar.

Biseduam edhe me përfaqësues të kompanive të Kroacisë për mundësitë për bashkëpunim më të fortë ekonomik.

Në Janjevë vizituam një komunitet të vogël kroat, diasporën më të vjetër kroate në botë.

Po ashtu falënderuam anëtarët e OSRH për përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

https://www.facebook.com/andrej.plenkovic.rh/posts/450934393055367

(r.m.)

Comment

*