Poezia në New York…

Visar Zhiti

Mbrëmja e parë e Festivalit Amerikan 2022, me poetë nga shumë vende të botës, do të mbahej në një nga sallat e Konsullatës së Argjentinës dhe që nga hoteli “Europian Stars Wall Street” ne u nisëm në grup në stacionin e metrosë për të mbërritur atje.

Takimin e përshendeti Konsullja Gjenerale e Argjentinës dhe pas prezantimit nga organizatorët, Carlosi I dhe Carlosi II, siç po i quanim me homor se kishin të njëjtin emër, poetët nga SHBA, Argjentina, Brazili, Meksika, Kosta Rika, etj, nga Maroku, Egjypti, Italia, etj, lexonin poezi të tyre në spanjisht, anglisht dhe arabisht. U prezantua dhe poezia ime dhe jeta, që nga burgu në diplomaci dhe si shqiptari i parë që merrte pjesë në Festivalin e New Yorkut…

Ndaj dhe unë ndër të tjera tregova se kur drejtoja ambasadën Shqipërisë në Vatikan, patëm miqësi familjarisht dhe me ambasadorin e Argjentinës, Rogelio Pfirter. Ai na kishte thënë se kishte patur mësues një prift që do te bëhej papë dhe se kishte patur emocione shumë kur do të dorëzonte letrat kredenciale tek ai. Ishte Papa Françesku, që në një konkurs shkolle kishte thirrur per Kryetar jurie vetë shkrimtarin e madh Jorge Luis Borges… Poezia na bashkon mrekullisht.

Pasi lexova një poezi timen në shqip dhe anglisht, poeti amerikan Billy Wolak do të recitonte me emocion dy poezi të tjera te miat, që do te duartrokiteshin gjatë…

Me pas u endëm rrugëve të New Yorku-t. Nesër ditë e re, poezi të tjera…

May be an image of 11 people, people standing and indoor

(Marrë nga Facebook)