Policia greke sekuestron 56 kg marihuanë në kufi me Shqipërinë

Janinë, 24 janar 2022 – Policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 56 kg marihuana, në kuadër të një operacioni të zhvilluar sot në mëngjes në zonën kufitare me Shqipërinë, në Igumenicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marihuanë. Drejtuesi i mjetit, një shtetas grek, është arrestuar.

Gjatë kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij janë gjetur e sekuestruar 104 gram marihuanë, 1.345 euro, 2 telefona celularë, 1 peshore.

Mjeti në të cilin është gjetur marihuana rezulton të jetë marrë me qira.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 470 kg marihuanë në zonat kufitare që vinin nga Shqipëria.

(r.m.)