Policia: Ja si u vra në aksion kundër kultivimit të kanabisit oficeri i krimeve

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit

Policia e Shtetit dha informacion zyrtar për vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku një oficer i Policisë u vra me armë zjarri në krye të detyrës.

Zyrtarisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Ishull Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.