Policia jep detaje e vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

###

Një ngjarje tragjike alla “Romeo dhe Zhuljeta” ka ndodhur pasditen e 2 tetorit në Tiranë. Një 26-vjeçar shqiptar nga Dibra, Klinton Pira ka vrarë të dashurën ganeze me thikë dhe më pas veten duke u hedhur nga kati i 8-të i një banese.

Ai ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze Jawsackie Jaboah nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga thika duke vdekur në spitalin e Traumës.

Por si ndodhi ngjarja?

Një debat mes çiftit në një apartament në katin e 8-të të një pallati në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë eskaloi në sherr, konflikt dhe më pas në përdorimin e armës së ftohtë. Mësohet se banesa ishte marë për një ditë me qira nga ganezja.

 

 

Prej janarit ajo kishte ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Klinton Pirën mes Dibrës e Tiranës. 26-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë ganezen dhe kjo e fundit doli me vrap na banesa duke zbritur shkallët e pallatit duke bërtitur për të kërkuar ndihmë. Në shkallët e fundit ajo pati gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë, Klinton Pira vendos të hidhet nga pallati dhe pas rënies nga kati i 8-të ndërron jetë në vend.

Mësohet gjithashtu se ganezja ditën e sotme kishte ardhur në Shqipëri për të takuar Klinton Pirën i cili i mori jetën asaj dhe vetes në fund.

(BakanWeb)

Comment

*