Policia jep detaje për sulnet në Zubin Potok e Zveçan

Prishtinë, 26 shtator 2021 – Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimeve në Qendrën e Regjistrimit Civil në Zveçan dhe djegies së zyrës së Qendrës së Regjistrimit Civil në Zubin Potok.

Policia, në raportin e saj, shpjegon se Zveçan rreth orës 08:45 të mëngjesit persona të panjohur e kanë thyer xhamin e zyrës për regjistrim dhe i kanë hedhur dy granata dore.

Në raport  thuhet se njësia për deminim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë asgjësimin e mjeteve të pa shpërthyera, në mënyrë të kontrolluar.

Ndërkaq për zjarrin në zyrën e Regjistrimit Civil në Zubin Potok thuhet se ka shpërthyer në rrethana të panjohura tash për tash. 

Njësite përkatëse policore janë duke hetuar të dyja rastet.

Autoritetet e Kosovës i kanë cilësuar të dy rastet si sulme ndaj institucioneve shtetërore. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë thënë se të dy sulmet janë kryer nga individë ose grupe kriminale të nxitura nga Beogradi zyrtar. Ata kanëthënë se pushteti në Serbi po provokon konflikte  dhe destabilizim të situatës jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin.

 (r.m.)

Comment

*