Polumbarët shqiptarë dhe amerikanë demonstrojnë aftësisë e tyre në Vlorë

Tiranë, 14 maj 2021 – Polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare zhvilluan së fundmi ushtrime stërvitore gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg, në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorë, Shqipëri.

Stërvitja vjen në kuadër të “Defender-Europe 21” për t’u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi nga çdo drejtim.

“Defender 21” ka nisur në 4 maj dhe do të zgjasë deri në 9 qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

"Defender-Europe 21", polumbarët shqiptarë dhe"Defender-Europe 21", polumbarët shqiptarë dhe"Defender-Europe 21", polumbarët shqiptarë dhe

(OraNews.tv)

Comment

*