Portali “Lapsi.al” detyrohet të dorëzojë databazën me të dhënat e 910 mijë qytetarëve

Tiranë, 19 prill 2021 – Gjykata e Posaçme e ka detyruar portalin “Lapsi.al” të dorëzojë databazën e të dhënave për mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës, të publikuar gjatë javës së kaluar.

Vendimi erdhi pasi drejtuesit e portalit, Andi Bushatin dhe Armand Shkullaku, të premten refuzuan t’i dorëzonin këto të dhëna, duke kundërshtuar të zbulojnë burimin e informacionit.

SPAK mori në pyetje Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, pronarët dhe redaktorët e “Lapsi.al” pas lajmit mbi grumbullimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste, e 910,000 shqiptarëve.

Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjykata mund t’i detyrojë gazetarët të tregojnë burimin e informaciont, nëse kjo është e domsdoshme për të vërtetuar veprën penale.

Të dielën, Lapsi publikoi lajmin mbi një bazë të dhënash që pretendohet se ishin marrë nga Partia Socialiste në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe në institucione të tjera publike, për t’u përdorur ato gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet, çdo ditë publikohen fakte që dëshmojnë se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe gjurmuar për identifikimin e prirjeve te tyre politike.

(r.m.)

Comment

*