Porti i Durrësit: Në vend të bananeve dhe kivi, zbulohen qindra pako drogë

Një konteiner i mbushur me lëndë narkotike që dyshohet të vinte nga Ekuadori është bllokuar në Shqipëri, bëjnë të ditur mediat lokale. Në vend të frutave banane dhe kivi, kontrolli nga policia gjeti rreth 200 pako kokainë. Ndërsa rreth 100 kg kokainë ishin fshehur në tavanin e kontenierit.

Ndërkohë administratorët e firmës ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, që kishin porositur frutat janë Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur për News24 për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit. Peti thotë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun. Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dh e ndjen veten të pambrojtur.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ç’a komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoi djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që ësthë arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne kemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po më kërkon policia. Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo”, tha Peti.

Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Anija është ankoruar paraditen e sotme në portin e Durrësit dhe nga kontrolli në njërin prej kontenierëve me ngarkesë bananesh të shkarkuar prej saj u zbulua ngarkesa e paligjshme.

Në fillim të muajit me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg kokainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg kokainë. (r.a.)