Posteri i Goran Bregoviqit lyhet me të zezë në rrugët e Tiranës

Këngëtari i njohur Goran Bregoviç që rrjedh nga një përzierje nacionalitetesh të ish-Jugosllavisë do të performojë në Festivalin e Birrës në qytetin e Korçës.

Njoftimi për koncertin e tij zgjoi reagime të shumta si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

Personalitete publike e të komunitetit artistik e kritikuan këtë gjë, por nuk munguan as ata që mendonin ndryshe.

Një poster i këngëtarit serb Bregoviç i vendosur në rrugët e kryeqytetit shqiptar është sulmuar nga qytetarët.

Ata e kanë njollosur me bojë të zezë në fytyrë dhe në të gjitha pjesët ku jepet informacion në lidhje me koncertin.

Kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë kërkuar anulimin e koncertit, si një shenjë respekti ndaj ndjeshmërisë së të afërmve të viktimave në luftën e Kosovës, megjithatë nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reflektim. OraNews