“Praktika në auditore”, Mjekësia: Leksionet do bëhen online

Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata sqaron se këtë vit leksionet do të vijojnë online ndërsa praktika do të kryhet fizikisht.

“Ne kemi një rregullore të brendshme anticovid, gjë që do bëjë që numri i studentëve për grupe të jetë më i reduktuar, do jenë 10 studentë për grup. Pjesa e leksioneve do vazhdojë online, ndërsa praktikat mësimore d o t’i bëjmë në spital,” tha Gjata.

Rreth 90% e pedagogëve të mjekësisë janë të vaksinuar, por nëse do të ketë mes tyre nga ata që hezitojnë atëherë do të jetë senati ai që vendos për ta, raporton Ora News.

“Nuk ka ndonjë vendim të përcaktuar sepse nuk është vendim që e merr rektori, është vendim që e merr senati akademik,” tha Gjata.

Gjata flet dhe për përballimin e situatës pandemike, duke thënë se kanë nisur përgatitjet e stafit në spitalet covid.

“Është rifilluar që të përgatitemi sepse me stafin që kemi aktualisht mund të mbulojmë këto dy struktura që janë hapur. Të shpresojmë që numrat të ulen, megjithëse mund të rriten,” shtoi Gjata.

Vaksinimi dhe respektimi i masave antiocovid janë të vetmet rrugë për tu mbrojtur nga Covidi dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës, ndërkohë që rektori i  mjekësisë apelon çdo qytetarë që t’i drejtohet qendrave të vaksinimit./OraNews/