Prej 2 janarit, masa të reja për hyrje në Mal të Zi

Tiranë, 29 dhjetor 2021 – Ministri e Jashtme e Shqipërisë ka publikuar masat e reja për hyrje në Mal të Zi, të cilat do të hyjnë në fuqi më 2 janar.

Ministria, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se, nga 2 janari 2022, hyrja në Mal të Zi do të lejohet vetëm me certifikatë vasksinimi me të paktën dy doza, me test PCR të bërë jo më shumë se 48 orë më parë ose vërtetim të personit që e ka kaluar Covidin.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

  1. Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
  2. Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

(r.m.)

Comment

*