Prej nesër për hyrje në ndërtesat afariste kërkohet COVID-Certifikata në Malin e Zi

Në Mal të Zi prej nesër kovid çertifikata do të nevojitet edhe për hyrje në qendrat dhe ndërtesat afariste në kuadër të të cilave veprojnë tre ose me tepër subjekte afariste , si dhe në objektet të cilat merren me tregtinë e mallrave jo ushqimor dhe sipërfaqja e të cilave është më e madhe se 1 mijë metra katror.

Kjo është paraparë me masat e reja epidemiologjike në luftën kundër korona virusit të cilat janë prezantuar sot.

Drejtori i Institutit për shëndetin publikë Igor Galiq ka kumtuar se pronarët, shfrytëzuesit dhe drejtuesit e këtyre objekteve janë të detyruar të bëjnë kontrollin dhe të caktojnë përsonin përgjegjës për respektimin e këtyre masave.

Ai ka theksuar se me masat e reja parashihet që çertifikata digjitale nacionale për covid lëshohet menjëherë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës dhe ajo është menjëherë valide.

Me masat e reja është paraparë se në dasma dhe në solemnitete tjera private të cilat organizohen në objektet hoteljerike, përmes kovid çartifikatës digjitale, mund të marrin pjesë deri në 50 njerëz pa marrë para sysh se nese ajo mbahet në terras ose brenda objektit hotelerik. Galiq po ashtu ka theksuar se prej me 9 tetor Covid certifikata do të jetë kusht edhe për hyrje në mega dhe hipermarkete.