Presidenti George H Bush feston 90-vjetorin duke u hedhur me parashutë

Ish-presidenti amerikan George H. W. Bush ka fesuar 90-vjetorin e tij, me stilin e tij të njohur, hedhje nga avioni me parashutë.
Ai mezi ecën në këtë moshë dhe lëviz pothuajse gjithmonë me ndihmën e karrocës së invalidit, por kjo nuk e ka penguar të “notojë” në ajër me parashutë, një ritual i tij, çdo pesë vjet në përvjetorët e lidnjes.
Presidenti Bush (i vjetri, për ta dalluar nga i biri W) u “zhyt” në ajër, sot, të enjten, pas një fluturimi afër shtëpisë së tiju të verimit në Kennebunkport, të shtetit Maine.
Parashuta ishte me ngjyrat kombëtare amerikane: kuq, bardhe eblu dhe ajo u hap në orën 11 të mëngjesit ndërsa ish-presidenti u lëshua duke bërë shenjën OK me gishtat e mëdhenj të duarve drejt familjarëve dhe miqve që e duartrokisnin e brohorisnin nga poshtë.
Bashkë me ish-presidentin u hodh edhe Mike Elliott,ish-anëtar i Skuadrës së Parashutistëve të Ushtrisë Amerikane dhe President i Grupit të Gjithë Veteranëve.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Zyra e ish-presidentit të 41-të të Shtëteve të Bashkuara, “Presidenti Bush u hodhë për herë të parë me parashutë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur e qëlluan në ajër dhe avioni i tij u rrëzua mbi ishullin Chi Chi Jima, mbi Paqësor, në 2 shtator 1944”.