Presidenti i KE-së: Vuçiç të tërheqë barrikadat nga veriu

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, shkruan ai në Twitter. Presidenti i KiE reagoi për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas bllokimit të rrugëve atje nga serbët lokalë, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të tërhiqen në mënyrë që situata në veri të qetësohet.