Presidenti i Kroacisë: Serbia po e kërcënon mbarë rajonin

Zagreb, 27 shtator 2021 – Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia po e kërcënon mbarë rajonin.

“Ne kemi një situatë të pazgjidhur në rajon. Në Beograd është një qeveri  që flet për ‘botën serbe’”, ka thënë Milanoviq.

Ai ka bërë thirrje për shtendosjen e situatës në pjesën veriore të Kosovë. Ai ka thënë se Kosova, me aplikimin e masës së reciprocitetit, po vepron saktësisht ashtu siç vepron Serbia qe 20 vjet.

“Kosova i është përgjigjur reciprokisht asaj që Serbia ka bërë për 20 vjet”, ka thënë Milanoviq.

Duke folur për situatën në Malin e Zi, Milanoviq ka thënë se një pjesë e autoriteteve politike atje i japin llogari drejtpërdrejt Beogradit.

“Ekziston një numër i konsiderueshëm i njerëzve pakicë në Mal të Zi që nuk e duan Malin e Zi si shtet”, ka theksuar Milanoviq.

(r.m.)

Comment

*