Presidenti i Nderit i Vatrës, Rexha: Ambasadore Kim, dil nga selia e PS-së!

Presidenti i Nderit të Vatrës në SHBA-së, Agim Rexha, adresoi kritika të forta ndaj ambasadores amerikane në Tiranë.

Në takimin online me ish-kryeministrin Sali Berisha me “Foltoren”, ai tha se ndiqet i fyer si qytetar amerikan që përfaqësuesja e atij shteti sillet si Guvernatore apo shefe e një agjencie private.

Rexha i bëri thirrje Kim të dalë nga selia e PS dhe të sillet si një diplomate.

Rexha: Dy fjalë do i flas për ambasadoren e Amerikës në Tiranë. Nuk mund të pranoj sjelljen jodiplomatike të ambasadores amerikane në Tiranë, zonjës Yuri Kim, e cila e ka njësuar dhe identifikuar veten me një palë politikë në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane njësoj si fëmijët e mi, bijë emigrantësh të natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuese e imja por si një Guvernatore dhe shefe e Agjencie private. Ndihem i fyer që ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo normë dhe rregull ndërkombëtar të sjelljes diplomatike.

I them ambasadores Yuri Kim: Ti do të ikësh një ditë nga aty por jehona e keqbërjeve dhe shkatërrimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA do të vazhdojë dhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë. Ambasadore Kim, dil nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd diplomatik  të merresh me parti politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira siç bërë me 25 prill 2021.

Mos festo 29 Nëntorin e komunistëve të Tiranës dhe Beogradit, Enverit dhe Titos, Milladinit, kështu ke hedhur poshtë gjithë politikën anti-komuniste amerikane nga Rusvelti te presidenti  Biden. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizimit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë, mos shkatërro dhe injoro trashëgiminë e presidentit Bush, presidentit Bill Clinton etj.

Përmendja e komunizimit revoltoi një nga të pranishmit në sallë.

“Poshtë komunizmi! Unë e di çfarë kam hequr, kam lënë varrin e babës në Shqipëri për shkak të atij komunizmi dhe atyre qelbësirave. Poshtë komunizmi!”

Fjalën e rimori sërish  presidentit i Vatrës , kësaj here me një kërkesë për Lulzim Bashën.

Rexha: I bëj thirrje zoti Basha të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve të Shqipërisë dhe të marrë pjesë në Kuvendin e PD në 11 dhjetor përndryshe le të japë dorëheqje të menjëhershme. Nuk duam të ndodhë me PD ajo që ndodhi me LDK pas vdekjes së presidentit Rugova.Të lutem zoti Basha, me  11 dhjetor bashkangjitju Kuvendit ose jep dorëheqjen.

oranews

Comment

*