Presidenti kroat do ta vizitojë Kosovën në prag të Krishtlindjeve

Zagreb, 6 dhjetor 2021 – Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 23 dhe 24 dhjetor 2021, njofton zyra e presidentit kroat.

Nënjoftim thuhet se Milanoviq do ta vizitojë Kosovën me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, Milanoviq do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e KFOR-it.

“Presidenti Milanoviq do të vizitojë Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviç do të zhvillojë një takim me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në një takim të delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit kroat.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Milanoviq do të vizitojë edhe Janjevën, ku jetonë shumica e komunitetit të kroatëve në Kosovë,  ku do të takohet me famullitarin kroat Mato Paliq.

(r.m.)