Presidenti kujton poetin e vrarë nga komunizmi Havzi Nela

Zoti Meta postoi gjithashtu një poezi të poetit disident të ekzekutuar me varje në litrar në mes të Kukësit,

Presidenti Ilir Meta kujtoi poetin Havzi Nela në 33-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi kriminal komunist.

Në profilin e tij në facebook Presidenti Ilir Meta shkruajti se Havzi Nela ishte simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË! 🇦🇱.

Zoti Meta postoi gjithashtu një poezi të poetit disident të ekzekutuar me varje në litrar në mes të Kukësit,

O Liri, O Vdekje

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

One Response to “Presidenti kujton poetin e vrarë nga komunizmi Havzi Nela”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    NJË REALITET I KALUAR NJERËZOR

    Unë, këtu veten e parë, mund ta marrim për cilido nga qindra e mija shqiptarë të Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare të okupuara nga Sërbia apo ish-Jugosllavia, apo siç thuhet e shkruhet për këtë kategori në Kosovë, të burgosur politik, për bindje rrezistente konfrontuese kundër komunizmit, vëllazërim-bashkimit, bashkëjetesës dhe politikës jugosllave, me cilindo nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë zyrtare. Në këtë dialog të pas mordshëm mund të jenë atdhetarët shqiptar nga Kosova të ekzekutuar nga komunizmi sllav: Shaban Shala, Fazli Grajçevci, Rexhep Mala, Zija Shemsiu, Besnik Restelica, apo Rexhep Bislimi, me njërin nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë londineze, Gjon Shllakun, Vinçens Prenushin, Mustafa Greblleshin Maks Velon, apo siç do të kuvendojmë këtu me Havzi Nelën, anti-komunist e demokrat, shkrimtar, atdhetar e arsimdashës nga Kollovozi i Kukësit, i cili për bindjet e tij politike, pasi vuajti katër vjet burg më 1988, sistemi komunist e ekzekutoi me varrje në mjedis të Kukësit dhe qëndroi ashtu i varrur tre ditë. Pas vdekjes së tij iu botua libri me poezi, “Pa nji ditë lumnie”, përgatitur nga miku dhe shoku i tij kuksian Petrit Palushi i cili përgatiti edhe botimin me ese e kritika letrare nga autorë të ndryshëm, kushtuar Havzi Nelës me titull “Fjala në litar”. Përkundër afërsisë fizike, shpirtërore, kombëtare, njerëzore dhe bindjeve të njëjta apo të afërta politike, për shkaqe të pengesave kundërthënëse të sistemeve politike, nuk patëm fatin jetësor të njihemi për të gjallë. Pandaj, Nelës i përkushtojmë këtë shkrim identifikues, njohës të pas mordshëm. Sepse me Nelën nuk u njohem gjatë jetës, veprimin të tij kundërshtues politik, angazhimin atdhetar dhe krijimtarinë së tij letrare. Edhe pse me veprime të ndara e për qëllime të njëjta, u kundërvuam sistemit monist në të njëjten kohë dhe me të njëjtat mjete e forma veprimi. Kjo ndarje mohuese e hekurt nuk lejoi kontakte fizike njohëse, e as si bashkmendimtar të bashkëveprojmë. Mes nesh ekzistonte një hapësirë e vogël fizike por e fort dhe e qëndrueshme në ndarjen tonë gjeopolitike. Nela andej Bjeshkëve të Nemura, ishte përballur dhe përpëlitej me sistemin që nuk i jepte përparsi morali njerëzor. Identitet njerëzor i Nelës, identiteti material e fetar, prakitisht zbatonte xhveshje ndjenjash njerëzore e varfëri matriale, por megjithatë, te ai ruante identitetin dhe krenarinë historike të traditës kombëtare. Kurse unë këndej nga komunizmi dhe morali i keq sllav, isha dy herë i robëruar. Në të parë, komunizmi dhe në të dytë sllavizmi, që nga ne shqiptarët kërkonte zhveshje nga ndjenja jo vetëm njerëzore e morale, por edhe mësyente shlyerjen e tipereve të lavdishme nga e kaluara e traditës sonë historike e kombëtare dhe zhdukjen biologjike të indentitetit tim kombëtar, të cilën nga Nela monizmi shqiptar këtë nuk e rrezikonte. Ne dy, nëse merremi për simbolikë kontrasti, nuk e kishim këtë fat të barabart, përkundër afërsisë gjenetike vëllëzërore-kombëtare e fizike, sepse forca e pa moralshme dhe antinjerëzore e dhunës komuniste skajshmërisht na kishte ndarë. Madje, aq ashpër ishim “popull i ndaluar”, sa pjesa kombëtare e anës sime të ndaluar, ndër shumë vite dallohej për libralizëm, sa ne qytetarët e saj, mund të lëviznim kudo e kahdo, në cilindo shtet të planetës së njerëzve të gjallë, por nuk mund të shkelnim me këmbë e të shihnim me sy Shqipërinë, apo qytetin tonë të verilindjes Kukësin e Nelës. Kjo ndarje ishte ndaluar me mallkim, sepse aty mund të takoheshim, të njiheshim e të bisedonim për bashkveprim unë dhe Nela. Mu për këtë Havzi Nela është vetëm njëri nga protagonistet, sikur se edhe nelët e pjesës këndej Drinit, në Kosovë dhe troje tjera të gllabëruara etike shqiptare jashtë shtetit historik. Për këtë protagonisti i këtij shkrimi Havzi Nela, për këtë qëllim dhe ideal ai ishte përcaktura të sakrifikohet që nga rinia, sepse vetëm duke sakrifikuar deri në rrezikim mund të thyheshin muret e forta të ndarjes e mendimi ndryshe. Vetëm me këtë formë sakrificës rrezistente hapej horizonti i lëvizjes së lirë të ideve dhe mendimit ndryshe, i cili për kohën e rrethanat e zhvillimit ishte gjak i domosdoshëm për thyerjen e ndalimeve të hekurta për hyrjet dhe ecje përpara në zhvillimet e proceseve të nevojshme demokratike. Ishte thellim analitikë në përplasje me vlerën e traditës jetësore pozitive nga e kaluara jonë kombëtare.
    Havzi Nela për këtë sakrificë, si edhe gjithë veprimtarët atdhetar, i kishte qëmtua themelet që në edukatën familjare, ai ishte përcaktuar që në formë koncentrike ta zgjerojë këtë përkushtim, të hapërojë në shkollimin fillore në vendin e lindjes dhe ta thellojë atë në vazhdim të pjekurisë në shkollimin e mesëm në Kukës e për ta vendosur ecjen e Tij në binarë të realitetit jetësor në mësimet universitare në Shkodër e Tiranë. Havziu disponon me veçorinë e moralit të fort kombëtar të përkushtimit kundërshtues dhe rrezikimit, ai nxjerr forcën nga thellësia e shpirtit të madh, që ka burimin në ndjenjë e morali atdhetar, njerëzor e artistik në krijimtarinë e vet letrare. Këtë formë shprehjeje prej stralli Nela e zgjodhi, sepse përmes krijimtarisë letrare me shpejt, më lehtë dhe më efektshëm shtrihet zëri, flaka dhe ushtima që merr udhë deri te veshi i ndjeshëm i lexuesve. Nela guximshëm e me këmbëngultësi dhe në vazhdimësi çdo kund e në çdo kohë, mjedise e nivel, punoi për të thyer formën e nxjerrjes së heroit letrar kombëtar e njërëzor, për dallim nga heroit socialist, dalur nga rradhët e masat, nga njeriu i vogël i dalur nga klasa punëtore, siç veprohej e rekomandohej deri në kodifikim. Ai nisi dhe veproi nga këndi tjetër, nga këndi i njerëzve të arsyeshëm, dhe arriti që atë ta nxjerr të natyrshëm e logjik, të dalur nga veprimet normale nga rrafshi i ngjarjeve dhe njerëzve e të vendosur në rrafshin e mesazhit kohor. Njëmendësia e mohuar prej Nelës dhe njëmendësia ime, dallonin nga forma dhe kuptimi, dallonin nga përmbajtja dhe ndërtimi, edhe pse të dyja ishin njëmendësi moniste. Njëmendsia e Nelës kishte ndërtim bashkëkombëtar me Nelën, por dallonte nga Nela për huqjet kombëtare të qëllimit, ajo për Nelën ishte shëndrrua në univers të njeriut pa qenie njerëzore, praktikisht ishte formësuar në njëmendësi të njeriut të çveshur nga kënaqësia materiale e shpirtërore dhe ishte shëndrruar në një qenie inerte univerzale pa ndjenjë e moral të vlerës njërëzore. Ndërsa njëmendësia ime kishte ndërtim dallues nga tërësia ime kombëtare. Ajo ishte njëmendësi moniste, por edhe e ndërtuar keq nga stërkeqija e prishur dhe ashpërsia e urrejtjes ndaj përkatësisë sime kombëtare, e sert kundër vlerave të mija pozitive historike njerëzore e kombëtare, ndaj të cilave tregohej e pa përmbajtur, e ashpër me kodin e zyrtarizuar ligjor të sistemit diskriminues. Ky sistem ishte ndërtuar mbi bazën tradicionale negative të moralit të keq së pari antishqiptar e madje edhe antinjerëzor.
    Ky ishte tregimi i ndarjeve të njerëzve të një gjuhë, të një kombi, të një vendi e të një qëllimi në hapësira të ngushta etnike. Ky ishte ndalimi i denueshëm me kode drakonike i mendimit dhe ideve të njerëzve nga njëmdësia komuniste. Në këtë tregim, Nela dhe unë, u morëm vetëm njëri nga shembujt e pa numërt të rasteve, ngjarjeve dhe kohërave të njëmendësisë së përenduar të pakuptimësisë së panatyrshëm për njeriun normal që sot jeton e vepron në proceset e demokratizimit bashkohor, kur siguria e lëvizjes dhe liria e qarkullimit të mendimit, mallërave dhe ideve është tipar dallues i vlerave dhe lirive njerëzore në gjitha sistemet
    demokratike të kohës.

Comment

*