Presidenti Macron goditet me shuplakë në fytyrë, arrestohen dy persona

Paris, 8 qershor 2021 – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është goditur me shuplakë në fytyrë nga një person i panjohur, gjatë një vizite në Drome, rajonin jug-lindor të Francës.

Macron është afruar për të takuar mbështetësit e tij, kur, befas, njëri prej tyre e ka goditur.

Nga videon e shpërndarë në internet shihet se autori është një i ri i veshur me bluzë të gjelbërt, me maskë kundër COVID-19 në fytyrë dhe me syze. Në sfond dëgjohet thirrja ”Poshtë makronizmi”.

Forcat e sigurisë kanë reaguar menjëherë dhe e kanë shtruar përtokë personin që e ka qëlluar Macronin dhe ia kanë vënë prangat..

Raportimet thonë se edhe një person tjetër është arrestuar lidhur me sulmin. Nuk dihen arsyet e arrestimit të personit të dytë.

(r.m.)

Comment

*