Presidenti Meta dhe Ambasadorja Kim replikojnë ashpër mbi klimën parazgjedhore

Tiranë, 24 prill 2021 – Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkëmbyen replika të ashpra në mbrëmje lidhur me angazhimet përkatëse gjatë fushatës zgjedhore.

Presidenti Meta deklaroi gjatë një biesede në Syri.tv se i kishte shkruar ambasadores Kim që vrasja e një militanti socialist në Elbasan do të ishte parandaluar nëse ajo do të kishte reaguar për plagosjen e përfaqësuesit demokrat në Kavajës, do të ishte parandaluar vrasja në Elbasan.

Ndërsa zoti Meta ishte ende në bisedën televizive ambasadorja Kim shkroi një mesazh në “Twitter” se kërcënimet me sfurqe janë të papranueshme dhe meritojnë dënim, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, – shkroi ambasadorja Kim.

Por, Presidenti Meta iu përgjigj menjëherë nga studioja televizive ambasadores amerikane, duke i kërkuar të mos marrë më në mbrojtje kryeministrin Rama dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.

“Ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës” – tha Meta.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*