Presidenti Meta: Dialogu Kosovë-Serbi me rëndësi për krejt rajonin

Presidenti Ilir Meta e sheh dialogun Kosovë-Serbi, si udha drejt njohjes së ndërsjellë

Knid Ndrenika

Presidenti Ilir Meta tha në Tiranë se “dialogu Kosovë-Serbi ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane”.

Presidenti e vërejti dialogu e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë,

Në një njoftim për media presidenti u citua t’ia ketë thënë këto fjalë ambasadorit të ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukčević gjatë ceremonisë së paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti e uroi ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Zoti Meta thekosi se dëshiron që përpjekjet e ambasadorit të ri t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.