Presidenti thërret Kuvendin e ri më 10 shtator

Dekreti thotë se të 140 deputetët duhet të jenë në slalë në datën 10 shtator në orën 10:00 për seancën e parë.

Knid Ndrenika

Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator me dekretin presidencial

Presidenti Ilir Meta dekretoi njoftoi përpara pak minutash se ka dekretuar mbledhjen e parë konstitutive të Kuvendit të ri.

Dekreti thotë se të 140 deputetët duhet të jenë në slalë në datën 10 shtator në orën 10:00 për seancën e parë.

“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”-thuhet në dekret.

Dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Partia Socialiste fitoi në 25 prill zgjedhjet e përgjithshme, përkatësisht mandatin e tretë me radhë që nga viti 2013.

Socialistët e kryeministrit Edi Rama fituan 74 deputetë, Partia Demokratike opozitare e kryetarit Lulzim Basha me “Aleancën për Ndryshim” 59, Partia Socialdemokrate e kryetarit Tom Doshi të dorëhequr 3, Lëvizja Socialiste për Integrim e ish-presidentit Meta, sot me kryetare Monika Kryemadhin 4 deputetë.