Presidenti Zelensky urdhëron evakuimin e banorëve nga Donjecku

Kiev, 31 korrik 2022 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur të urdhërojë evakuim të detyrueshëm të banorëve nga rajoni i Donjeckut, ku po zhvillohen luftime të ashpra me forcat pushtuese ruse.

Gjatë një adresimi për publikun, të shtunën në orët e vona, Zelensky ka thënë se banorët e rajonit të Donbasit, duhet të largohen nga zonat e përfshira në luftë.

“Sa më shumë njerëz që të largohen tani nga Donjecku, aq më pak kohë do të ketë kohë ushtria ruse që të vrasë njerëz”, ka thënë ai.

Zelensky ka thënë se qindra-mijëra persona vazhdojnë të jetojnë në zonat e Donbasit, ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Shumica po refuzojnë të largohen, por kjo gjë duhet të ndodhë”, ka theksuar ai.

Zelensky ka thënë se banorët që do të evakuohen do të kompensohen.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se evakuimi duhet të bëhet para se të nisë stina e dimrit, pasi infrastruktura e furnizimut me gaz natyror në këtë rajon është shkatërruar.

Rusia, pasi dështoi ta pushtonte Kievin, e ka përqendruar ofensivën e saj ushtarake në rajonin e Donbasit, që përbëhet nga Donjecku dhe Luhansku.

Përveç në këtë rajon, luftime të ashpra po zhvillohen edhe në rajonin e Hersonit, në jug të Ukrainës.

(Sipas REL)