Presidentja dhe ish-presidentët nderojnë bashkërisht Presidentin Rugova

Prishtinë, 24 maj 2021 – Lideri historik i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, i cili konsiderohet si “Ati Themeltar” dhe si “Arkitekt” i shtetit të Kosovës, është nderuar sot nga Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe ish-presidentët: Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Me rastin e 24 Majit, Ditës së Presdientit, ata kanë bërë bashkërisht homazhe dhe kanë vënë tufa lulesh tek shtatorja e Presidentit Rugova, në sheshin që e mban emrin e tij, në Prishtinë.

Zonja Osmani ka shprehur respektin dhe adminirimin e saj të thellë për figurën e Presidentit Rugova, të cilin e quajti arkitekt të shtetit të Kosovës.

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova prandaj sot jam e nderuar që së bashku me ish-presidentët e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shtetit tonë, njeriun e cili e bëri bashkë popullin e Kosovës në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësi të vendin tonë”, ka thënë ajo.

Zonja Osmani ka folur shpjeguar se Dita e Presidentit kthen në kujtesë zgjedhjet e para shumëpartiake, parlamentare e Presidenciale, në Kosovë dhe për kuptimin që ka sot kjo datë historike.

“24 Maji është ditë e rëndësishme sepse afërsisht rreth tri dekada më herët qytetarët e Kosovës masivisht treguan se cili ishte vullneti i tyre, treguan se nuk do të ketë asgjë që do të mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtet të pavarur”, ka thënë ajo

“Duke marrë për bazë se ishin zgjedhjet e para ku shqiptarët e Kosovës merrnin pjesë aq masivisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë – presidenti Rugova pikërisht 24 Majin e shpalli si Ditën e Presidentit. Kjo ditë na e kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit”, kathënë, mes tjerash, presidentja Osmani.

Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale të 24majit të vitit 1992 ka qenë njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Ai ka thënë se këto zgjedhje ishin prova e parë e popullit të Kosovës, ishin konfirmim i fuqishëm i vullnetit politik të popullit të Kosovës për pavarësi, i cili ishte deklaruar në referendumin e një viti më parë. 

Zoti Sejdiu e ka cilësuar Presidentin Rugova “ikonë të të gjitha apokave”.

“Presidenti historik, Dr Ibrahim Rugova, është ikonë e Kosovës, për të gjitha epokat. Ai duhet të kujtohet e nderohet me pietet dhe të vlerësojmë rëndësinë e vizionit të tij  dhe të vendimeve të tij në rrugën e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Sejdiu ka thënë se 24 Maji është edhenjë rast për nderimin e figurës së Rugovës dhe për përcjelljen e mesazhit që buron nga vepra e presidentit Rugova.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ndër të tjera, ia ka njohur Presidentit Rugova meritat kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe, sidomos, për aleancat me fuqitë mëtë mëdha demokratike të botës.

“24 maji është datë e veçantë.Ne po e kujtojmë një figurë të rëndësime të popullit të Kosovës, ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ciliishte presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka thënë Jahjaga.

“Presidenti  Rugova e udhëhoqi popullin e Kosovës në periudhat më të rënda, kur ne po ballafaqoheshim edhe me rrezikun e shfarosjes. Por, Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin dhe shtetin e Kosovës edhe në periudhën e pasluftës, në procesin e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe të krijimit të aleancave rë fuqishme me vendet dhe demokracitë më të mëdha botërore dhe të orientimit të Kosovës drejt Perëndimit”, ka thënë Jahjaga. 

Ajo ka bërë thirrje që spektri politik i Kosovës të jetë i bashkuar, sidomos për procese të rëndësishme për shtetin.

“Kosova ka nevojë dhe domosdoshmëri për të qenë unike, sidomos për proceset më të rëndësishme për vendin tonë, edhe në ketë periudhë të pandemisë me të cilën po ballafaqohemi”, ka thënë Jahjaga.

Ndërsa ish-presidenti Pacolli ka thënë se Presidenti Rugova duhet të kujtohet e nderohet gjithmonë, sepse ai kadhënë aqshumë për Kosovën.

“Dita e sotme është edhe një rast që të kujtojmë Presidentin Historik dhe veprëne tij, Asnjëherë nuk duhet të harrojmëse Presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend, aq shumë për këtë demokraci. Ai meriton të kujtohet gjithmonë, edhe me një manifestim simbolik të këtij lloji”, ka thënë Pacolli.

Presidentja Osmani ka bërë homazhe dhe kavendosur luleedhe te varri i Presidentin historik të Kosovës, ndërsa bashkë me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga, e vizituan Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Ata e kanë vizituar ekspozitën e përhershme “Rezistenca e padhunshme e Kosovës 1989-1999”, e autorit Shkumbin Brestovci.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar fotografi, dokumente dhe materiale të tjera arkivore që pasqyrojnë rezistencën paqesore ndaj okupimit serb, në të gjitha dimensionet e saj.

(r.m.)