Presidentja Osmani bëri homazhe Mbretëreshës Elizabeth II

Londër, 18 shtator 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër.

“Sot i bëmë nderimet tona Lartmadhërisë së Saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II në homazhet për të në Westminster Hall në Londër.

Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë të hërbimit të përkushtuar gjatë”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.

Varrimi i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të bëhet të hënën. Në ceremoninë  Varrimit do të marrin pjesë udhëheqësve nga mbarë bota. Mes tyre do të jetë edhe Presidentja Osmani, bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu.

(r.m.)

Comment

*