Osmani: “Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë”

Londër, 19 shtator 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, në Londër, pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka shkruar se Presidenti Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën, kurse ajo ka shprehur mirënjohjen e popullit Kosovës dhe përkushtimin për partneritetin e palëkundur në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot pas Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Vjosa Osmani.

(r.m.)