Presidentja Osmani: Pavarësia ishte ideali i të gjithë patriotëve shqiptarë

Vlorë, 28 nëntor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë.

Presidentja Osmani, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kuq e zi dhe të vendosjes së kurorav me lule në memorialin e pavarësisë, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kanë marrë.

Presidentja Osmani i ka cilësuar Ditën e Flamurit si  ditë të shenjtë për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë, krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se pavarësia e trojeve shqiptare ishte ideali i të gjithë patriotëve, ndër breza.

“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem  Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, është shprehur Presidentja Osmani.

Ajo ua ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

(r.m.)