Presidentja Osmani: “Të përkulemi, Skënderbe!”

Prishtinë, 17 janar 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në 554 vjetorin e vdekjes.

Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.

Të përkulemi, Skënderbe!

(r.m.)

Comment

*