Presidentja Osmani udhëtoi për në New York

Prishtinë, 19 shtator 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacionet e disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, njofton Zyra e Presidentes.

Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani do të ketë takime edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si edhe me figura të rëndësishme politike që e kanë mbështetur Kosovën nërrugën e saj për pavarësi dhe shtetndërtim.

Ajo do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Columbia dhe do t’u përgjigjet interesimeve të pjesëmarrësve.

(r.m.)

Comment

*