Presidentja Osmani udhëtoi për në SHBA

Prishtinë, 6 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zonja Osmani njoftoi se ajo është ftuar nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS” dhe se atje do të flasë për të ardhmen e Kosovës.

“SAIS” njoftoi se Presidentja Osmani do të flasë të hënën, më 8 nëntor.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.

(r.m.)

Comment

*