Presidentja Osmani udhëton për në Kanada, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të premten për në Kanada.

Zyra e saj ka bërë të ditur se zonja Osmani do të marrë pjesë dhe do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Hakifax.

Gjatë qëndrimit në Kanada, ajo pritet të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë kanadezë dhe me përfaqësues të shteteve të tjera.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në komunikatën e zyrës së Presidentes Osmani.

(r.m.)

Comment

*