Presidentja Osmani zotohet se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha partitë

Prishtinë, 4 prill 2021 – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pranoi detyrën e saj nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë detyrë pas konstituimit të Kuvendit.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit, zonja Osmani tha se zyra e saj do të jetë e hapur për të gjitha subjektet politike të vendit.

Dera e këtij institucioni do të jetë e hapur për të gjithë dhe bashkëpunuese me të gjitha partitë politika që të avancojnë republikën tonë. Përgjatë pesë viteve në vijim do të përballemi me shumë sfida dhe ato i tejkalojmë kur qëndrojmë bashkë kundër tyre”, tha ajo.

Zonja Osmani dhe zoti Konjufca u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve që i përfaqësojnë.

“Jam e bindur që ky bashkëpunim do të thellohet ndërmjet institucioneve tona“, tha Zonja Osmani.

Ndërsa Konjufca tha se zonja Osmani është një mbrojtëse e interesave shtetërore dhe shprehu bindjen se ajo do të kryejë me nder përgjegjësitë e saj si presidente.

“Është jashtëzakonisht mirë që të gjithë qytetarët e Kosovës gjithmonë e kemi njohur si një person me cilësitë më të larta njerëzore dhe si një person që në angazhimin e vet politik ka qenë një mbrojtëse e interesave tona shtetërore. Këtë përgjegjësi që po e merr do ta kryejë me nder dhe me respektin më të pastër për popullin që përfaqëson”, u shpreh Konjufca.

Konjfuca, bashkë me dosjen e dokumenteve, ia dotëzoi zonjës Osmani edhe një tufë lulesh.

“Kurrë nuk është mjaft t’i jepen lule një zonje sikurse ju”, u shpreh ai.

(r.m.)