Prigozhin kritikon ashpër drejtuesit ushtarakë rusë

Moskë, 6 maj 2023 – Udhëheqësi i grupit mercenary rus “Wagner’, Yevgeny Prigozhin, publikoi të premten një video ku i fajësonte drejtuesit kryesorë të mbrojtjes ruse për humbjet në radhët e mercenarëve të tij, duke u ankuar për mungesë të furnizimit me municione.

Grupi “Wagner” njoftoi të premten se më 10 maj do të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, por Kievi tha se trupat e këtij grupi po i forcojnë pozicionet e tyre për ta vënë atë nën kontroll përpara 9 majit, ditës kur Rusia e feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërkohë, shkrimtari rus Zakhar Prilepin, një mbështetës i fortë i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, është plagosur në shpërthimin e automjetit me të cilin po udhëtonte. Shoferi i tij ka mbetur i vrarë.

Moska i akuzoi menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin për shpërthimin, të cilin e quajti sulm terrorist ndaj shkrimtarit.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar ende lidhur me këtë ngjarje.

(r.m.)