Projekti më i dëshiruar i komunitetit, VENDI IM (Edicioni i 5-të)

…as imazhet e shkrepura, nuk arrijn’ ta pasqyrojn’ atmosferën elektrizuese qe përjetuan performuesit dhe audienca, me datë 17 Shkurt në Teatrin Skandinav të New York-ut!

Ky vit Jubilee, me programin më të larmishëm përgatitur enkas për 15-të Vjetorin e Pavarsisë së Kosovës bashkoi 16-të Artistët më të Spikatur Shqiptar’ dhe Amerikan’ të rrymave të ndryshme! Këtë vit si asnji vit më parë motivi ishte qe Audienca të përjetoj një seri emocionesh, duke përfshi këng’ dhe pjes’ për instrumente solo e në formacion që Audiencën elektrizojnë! Me Teatrin e mbushur plot dhe Mysafirët e Ftuar nga Skena Politike Shqiptare dhe ajo Amerikane VENDI IM ishte Triumf i vërtet’.

Komuniteti Shqiptar’ i New Yorkut e më gjër’ edhe njëher’ dëshmoi se është i etur për një Produksion sië është VENDI IM! Kjo Traditë e themeluar qe në 2018 tashmë është bërë Projekti më i deshiruar i Komunitetit! Në realizim të këtij shkrimi për t’a ndarë me Ju, nuk mund të gjeja fjalë për të përshkruar ndjesinë e madheshtisë së Koncertit “VENDI IM” qe mblodhi mbi 200 veta në New York, e qe do te kishte mbledhur edhe me shumë por aq kishte kapacitet teatri. Këtë projekt me rëndësi, e fillova në shërbim të Komunitetit, Komuniteti e përqafoi dhe me pjesmarrjën e tyre dhe angazhimin tonë kemi rën’ në Ujdi që këtë Koncert t’a dërgojm’ drejt’ Teatrove më me zë të New York (aty ku dhe përket’ realisht). Kam Punuar për dy Muaj rresht’ deri në orët e hershme të Mëngjesit (shumë net’ pa gjumë) për një natë si kjo e 17-të Shkurtit, natyrisht me ndihmën e shumë bashkëpuntorëve!

Ky kast qe erdhi si flladi i Verës në mes të Shkurtit, ma bëri shumë të leht’ realizimin e këtij Programi deri në detajin e fundit!

Kur telefonova Gazetarën tonë të nderuar e Guximshme Arbana Xharra dhe i kërkova përveq si Host, të më asistoj dhe për shumë punë të tjera, përgjigja ishte PO me bindje, falenderimin dua t’a filloj me te dhe më beso Mike e shtrenjt’ ti përket’ në sken’ poashtu! Flaka Krelani ishte e para Artiste qe mora në telefon, përgjigja: qdo gjë për Kosovën e ty loqk, as s’kemi pse diskutojm’ më gjatë! Këtë vit desha qe Koncerti të ju krijoj hapsirë Artistëve të rinj’, atyre qe me artin dhe ambiciet e brishta, vrapojn’ drejt’ sukseseve të mëdha dhe në mendje më vijn’ Edon Molla dhe JANEX, dy miq e vokalist/instrumentalist qe i kam shumë për qef.

Mes librash në Book Shop Cafe takoj Janex dhe ajo qe qesh e pohon të gjitha idet’ rreth programit, ndërkaq Edoni qe më kërkonte me mirësi qe mos t’a ngarkoja me këng’ Shqipe, ngaqe e ka të vështir’ të shprehet, meqe ka lindur këtu! Artisti nuk duhet limituar, artisti nuk e duron presionin dhe i dhash lirinë e plot të këndojn’ në gjuhen qe ndihen me komod! Telefonoj Sergej Avanesov pas shumë vitesh dhe ai qe me habi pyet “Brother is this you, where have you been” what’s happening with VENDI IM, are you still working on that?!

That’s the reason why I reached out to you -my answer-; degjoj një Yessssss të gjatë veshur me buzëqeshje!

Telefonoj prapë dashninë time të madhe me të cilën u rrita Flaka Krelani dhe i them, më duhet një Kitarist/Vokalist dhe një Baterist, njeh ndonjë shumëëë të mirë “Po loqk” give me 5 minutes, pak’ minuta më vonë pranoj numrat e Scott Martin dhe Hassan Flythe!

Hey Scott, this is Ergin, Flaka’s Best friend, mes tjerash i them do aranzhosh këngën më të vjetër Arbëreshe ”Moj e Bukura More” për kitar solo, degjo këngën dhe më thuaj, 10 minuta më vonë: Bro I got chills, this song is so beautiful and pure, my pleasure to join the cast and arrange the song! Ndërkohë dy Motrat e mia nga Oda Quartet, Gjilberta Lucaj Cohen dhe Joana Kaimi po i imformoja vazhdimisht se si puzzle e kastit po mer’ formë!

Duhet baterist këtë vit patjetër thot: Joana,

Kam involvuar një shumë të mirë quhet: Hassan Flythe them Unë, wowww Joana shumë mirë!

Gjilberta, a mund ta pysesh Elaine Kwon të shkrihet në Oda Quartet, se Yaz është shumë i ngarkuar në Broadway dhe studion e tij!, let me text her thot: Gjilberta

Një ditë më vonë Elaine pranon zyrtarisht t‘i bashkohet Oda Quartet,

Ergin të lutem më dërgo partiturat sa më parë se nuk e njoh muzikën shqiptare, kam shumë Koncerte këtë kohe dhe jam me principe, duhet t’i studioj këngët shumë më herët!

Mua mu bë zemra Mal, t’a kem në Quartet një Pianiste të shkëlqyer dhe dedikuar!

Albanian Music is so beautiful and colorful, përgjigjet pasi sheh partiturat Elaine!

Gjilberta, Joana ju lutem t’a ndizni sallën këtë vit me një instrumentale drithëruese dhe loqkat vendosin për Miserlou!

Doja dhe një pianiste në kast të luaj solo, qe 3 vite i kërkoj Ariana Krasniqi Dupont të n’a bashkangjitet dhe natyrisht nga angazhimet e jetës nuk arrinte të më përgjigjet pozitivisht!

Unë: Coc pleaseee luaj solo këtë vit,

Ajo: OK Coc, çka me lujt?

Unë: Ose zgjedh një vepër nga Aleksandër Peçi, ose aranzho vet’!

Disa ditë më vonë: Hej Coc, Unë kam vendos me aranzhu një Suite Shqiptare, thot Ariana!

Unë u shkriva nga qefi…

Mungonte fiz-harmonika, në mendje kisha dy emra: Klajdi Cerriku dhe Maestro: Raif Hyseni,

Duke mendu për Raifin, më shkrepi në kokë Merita Halili!

Telefonoj Shpresa Xhakli, e dua Merita dhe Raifin në kast!..

O Zotttttt çfarë ideje, përgjigjet Shpresa

Telefono Raifin menjiher, gutu…

-Vendosa t’i shkruaj Maestros, ndërkoh’ Aida Gashi e kishte marë në telefon, meqe iden’ e diskutova me te poashtu! Për të dy ne përgjigja e tij ishte njësoj, jemi të ftuar diku por nuk është e sigurt, të premtën ju informoj! U bona xehër Unë (çka nëse nuk munden), prita 4 ditë në ankth!

Ditë e premte: Dalë nga Treni, Raifi në telefon, me frig’ po e hapja telefonin, por nga qiltërsia e zërit kuptova qe përgjigja është pozitive!

Unë: Do na bashkangjiteni po?,

Po, përgjigjet Raifi, me juve jemi!!!

Pasi mbaruam telefonatën, vendosa kufjet në vesh dhe ”Play” -Don’t start Now- nga Dua Lipa dhe Unë qe po këndoja me zë të lart’ e kalimtarët më shihnin si të çmendun!

Me këto copëza storiesh, se si u ndërtua kasti këtë vit, për të cilin jam jashtzakonisht falenderues, dua të arrij tek’ ata qe me besimin e plot’ më kanë mbështetur qe nga fillimi!

Dr. Shpresa Xhakli, faleminderit qe përpos ndihmës financiare për t’a realizu Koncertin, je gjithmonë aty për të më këshilluar, Motivuar e sygjeruar!

Sokol Malushaga dhe Eduard Malushi nga ARI GROUP, u jam mirënjohes për jet’ qe ndodheni gjithmonë pranë, sa her’ kam nevoj për Ju! Sokoli, përpos ndihmës financiare në realizim të Eventit, është dashtë mi duru edhe ankesat, e stresin tim gjate realizimit të projektit, pa m’pas borxh asgjë!

Faleminderit qe m’duroni edhe kur Unë bëhem i pa-durueshëm!

Një falenderim të veqant edhe për Aquila’s Nest Vineyards në krye me Mikeshën time Neviana Zhgaba! Ish Kongresistin Joseph DioGuardi nga Albanian American Civic League, qe në një mënyr’ ose tjetër e ndihmon Koncertin nga zanafilla e tij! Të Nderuarin Cafo Boga nga Albanian American Cultural Foundation, faleminderit qe u bashkove me ne, në realizimin e Eventit!

Georgia Dumas nga Restaurant Lefkes për Koktejin e Pasur me ushqimet më të mira, Konsullatën e Kosovës në krye me: Blerim Reka, Ish Presidentën e Kosovës Madame. Atifete Jahjaga, Alon Ben-Meir dhe Bashkëshortën e tij qe me prezencën dhe suportin e tyre madhëruan eventin

Falenderim special për ata qe punuan në prapa skenë: Maestro Gridi Kraja për Orkestrimin e 50% të Programit, Shawn Whitley prapa pultit të zërimit, Stefan Björk për editimin e videomaterialit, Jeffrey Kwon prapa pultit të Dritave, Gerë Zabeli për kapjen e imazheve, Beqir Sina për fotografitë dhe shkrimet rreth Koncertit, Namani Sh dhe asistentët e saj për makeup & Hair, Agon Çeta dhe Samir H. Haliti për dizajnimin e Posterit, Programit dhe Banerit!

Media: KTV – Kohavision, RTV21, RTK, Dardan Noka, Edona Bekteshi Shala, Edona Binaku nga KohaVision per bashkëpunimin e shkëlqyer

Mirëupafshim në VENDI IM 6-të

Me nderime: Ergin Oda