Prokurori i Sarandës, Sali Hasa e merr në burg lajmin e shkarkimit nga “Vetting”-u

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

KPK konstatoi se subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent në seancë.

KPK ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin dhe zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit të pasurisë, shqyrtoi çdo provë me pretendim të subjektit të rivlerësimit dhe pasi zhvilloi seancën dëgjimore në datën 01.09.2021 pa praninë e subjektit të rivlerësimit e konsideroi të përfunduar procesin e rivlerësimit dhe mori vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Hasa.

Ai u arrestua së bashku me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Napolon Hodaj, arbitrin e ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi si dhe dy “sekserët” Julian Zera dhe Emiljano Mirani.

Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy “sekserë” Julian Zera, Emiljano Mirani.

Ndaj Hasës rëndon akuza korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

KPK ka kryer hetim për Prokurorin e arrestuar vetëm për kriterin e pasurisë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rreme dhe mungesë burimesh./OraNews/