Prokurori: Në autobusin e aksidentuar s’ka pasur karburant dhe mjete piroteknike

Sofje, 3 dhjetor 2021 – Dihen arsyet e mundshme dhe shkaktari i zjarrit që shpërtheu në autobusin në autostradën “Struma” në Bullgari.

Këtë e kanë deklaruar prokurori Biser Mihajllov dhe hetuesi Marian Marinov, të cilët punojnë në ndriçimin e tragjedisë.

Prokurori Mihajllov ka thënë se nëautobusin e aksidentuar nuk ka pasur fuçi me benzinë as mjete piroteknike.

“Kategorikisht pohoj se në autobusin në fjalë nuk ka pasur karburant dhe mjete piroteknike”, ka thënë Mihajllov, në emisionin “Lice v lice” të televizionit kombëtar bullgar, BTV.

Por, ai ka pohuar se në pjesën e pasme të  autobusit kapasur fuqi me  karburant, të cilat nuk janëkapluar nga zjarri.

Ndërsa hetuesi Marinov ka deklaruar se ka pasur tuba për lidhjen e depozitit të naftës me sistemin e ngrohjes, por edhe ato kanë mbetur të paprekura nga zjarri.

Marinov ka thënë se autobusi ishte shumë i vjetër dhe se ishte riparuar në Turqi. Ai ka thënë se të gjitha pajisjet e autobusit ishin zëvendësuar dhe tani mbetet të qartësohet cilësia e tyre.

Por, sipas tij, motori i autobusit ka qenë në rregull dhe mund të funksionojë pa problem edhe tash.

Sipas Marinovit, fërkimi i autobusit me gardhin metalik të autostradës mund të ketë qenë shkaktar i zjarrit.

“Në autobus, gjegjësit në pjesën e përparme ku gjendet goma rezervë, ka hyrë një copë të madhe e gardhit mbrojtës, kurse rezervuari, i cili ishte plastic, ishte shkatërruar tërësisht. Në rezervuar ka pasur karburant, e karburanti digjet”, ka thënë Marinov.

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ka thënë se shkaktar i shpërthimit të zjarrit ka qenë përplasja me gardhin mrojtës të rrugës.

“Nafta shumë vështirë digjet, por është e mundur të ketë pasur shumë shkëndija pasi shoferi fillimisht ka goditur parmakët me pjesën e djathë të autobusit duke shkulur shtatë apo tetë shtylla metali, pastaj ka kaluar në anën e majtë ku, po ashtu, ka goditur parmakët dhe sërish ka kaluar në anën e djathë që pastaj të përfundojë sërish në anën e majtë ku supozojmë të jenë paraqitur shkëndija të mëdha pas çka edhe ka marrë flakë. Por, duhet të presim hetimet dhe analizat për të pasur një raport përfundimtar mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë ajo.

Ruskoska ka thënë se në Prokurorinë Publike të Shkupit po zhvillohet procedurë parahetimore. Ajo ka thënë se tani është në pritje të rezultateve të parahetimit.

(r.m.)

Comment

*