Prokuroria e Përgjithshme e çon në KQZ dosjen për Tom Doshin

Tiranë, 4 nëntor 2021 – Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës i ka mbyllur hetimet për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, dhe dosjen me verifikimet përkatëse ia ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Prokuroria e ka lënë tashmë në dorën e KQZ-së të vendosë nëse mandati i deputetit që Tom Doshi fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, ishte i vlefshëm ose jo dhe nëse ky i fundit prekej apo jo nga ligji i dekriminalizimit, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA-te. Kujtojmë që Tom Doshi pasi fitoi mandatin e deputetit në Shkodër, disa ditë pas numërimit dha dorëheqjen nga ky post.

Verifikimet e Prokurorisë nisën me kërkesë të Partisë Demokratike, e cila kërkonte që KQZ të mos pranonte kandidimin e Doshit në zgjedhje sepse DASH e kishte shpallur ‘non grata’.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, thuhej në argumentimin e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të prillit 2021.

Asokohe ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte përfshirë në “listën e zezë’ të SHBA, si e tillë vendimmarrja e KQZ-së për çështjen Doshi që tashmë është e mbyllur pas doreheqjes së tij, mund të shërbejë si precedent dhe për rastin e ish-kreut të demokratëve.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

CFARE KERKOI PD?

Njoftimi i plotë:Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

(Panorama.al)

Comment

*