Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin

Tiranë, 23 dhjetor 2021 – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria pretendon se ka krijuar skeme mashtrimi me TVSH-në.

Konkretisht Prokuroria kërkon bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 20 vite burg për akuzat:

-Falsifikimi i dokumenteve

-Vjedhje duke shpërdoruar detyrën

– Krijimi i skemave mashtruese me TVSH

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar fajësinë edhe për ortakun e tij Mauro De Renzis për shpërdorim detyre, mospagim taksash, skemë mashtrimi, kontrabandë me mallra të tjera dhe pastrim parash duke kërkuar 20 vite burg.

Prokuroria po ashtu bën me dije edhe të pandehurit e tjerë:

Liliana Condomitti  (8 vite burg)

Erjona Troplini (8 vite burg)

Stavri Peci (4 vite burg)

Fetah Dervishi (6 vite burg)

Kujtojme se Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit. Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

(BalkanWeb)

Comment

*