Prokuroria kërkon paraqitjen e Berishës dhe Bashës për protestën e 8 janarit

Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD Basha lidhur me protestën e 8 janarit në selinë blu.

Shkak është bërë refuzimi i Bashës për të dhënë qëndrimin e tij pas protestës, ndërsa me Berishën nuk u arrit të komunikohej atë ditë.

Organi i akuzës ka kërkuar të marrë dëshminë edhe të 5 deputetëve të tjerë demokratë, mbështetës të Bashës, që ishin brenda selisë.

Shkak për këtë është bërë se ata nuk kanë pranuar të jepnin dëshminë edhe pas 45 minutave negociata.OraNews

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha pritet të merren në pyetje nga Prokuroria, pas shfaqjes së akteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.

 
 
 
 
 
 

Lajmi u konfirmua për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha nga prokurori Elio Mazreku, i cili po merret me hetimin e protestës. Mësohet se Basha dhe Berisha do thirren në cilësinë e deklaruesit.

Ish-kryeministri Berisha thirri mbështetësit e tij me datë 8 janar, para oborrit të selisë së PD-së, në një protestë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Aktet e dhunës nisën shumë më herët se të mbërrinte ora 12:00, e paralajmëruar si momenti i nisjes së protestës.

Dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara se ish-kryeministri të mbërrinte në oborrin e selisë së PD-së. Edhe dritaret në katin e parë të godinës u hapën gjithashtu me forcë, duke thyer xhamat. Protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku u gjendën përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Qëllimi i deklaruar më herët ishte të largonin nga selia kryetarin e Partisë Demokratike, pas vendimeve që ai kishte marrë kundër ish-kryetarit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Protestuesit dhunuan më herët, anëtarin e kryesisë Roland Bejko dhe nuk e lejuan të hynte në selinë qendrore të partisë, ndërsa ai u largua nga sheshi mes goditjeve dhe sharjeve.

Ata kishin marrë me vete edhe shkallë metalike për të depërtuar në katin e dytë nga fasada kryesore, ku kanë qëlluar me gurë e sende të forta. Mbështetësit e ish-kryeministrit provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme, por gjithçka dukej e pamundur.

Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu u zmbrapsën, ndërsa nga brenda godinës u përdor gaz për t’i mbajtur ata larg. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej.

Disa organizatorë me megafonë nxitën pjesëmarrësit e pozicionuar më larg, që të afroheshin përqark selisë së PD-së për të vazhduar protestën.

Me anë të një deklarate, Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme. I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”.

Forcat e policisë ndërhynë në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës.

Mbështetësit e Berishës u shpërndanë me shpejtësi dhe njësitë e policisë morën kontrollin e godinës së PD-së, duke u rreshtuar të shumtë në numër në hyrje të saj.

Prokuroria e kryeqytetit e rrethoi zonën si një skenë krimi dhe për disa orë oficerët e policisë gjyqësore dokumentuan aktet e dhunës.

Ndërkohë disa dhjetra persona janë shoqëruar në komisariate gjatë orëve të pasdites.

Organizatorët e kësaj proteste, që më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme, nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.

Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën me të gjithë sendet e forta, pajisje hekurthyese nga më të ndryshmet.

Diplomatët amerikanë, evropianë dhe OSBE dënuan dhunën dhe u kërkuan organizatorëve të ulin tensionet e protestës.

Top Channel

Comment

*