Prokuroria: Vëllai i Astrit Ademajt është i dyshuar për vrasje

Prishtinë, 9 shtator 2021 – Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje lidhur me hetimet e deritashme rreth rastit të vrasjes së dyfishtë në Pejë.

Nikçi ka thënë se në incidentin e armatosur, në të cilin mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i kësaj partie përkryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, dyshohet se ishte i përfshirë edhe Avni Ademaj, vëllai i Astritit të ndjerë.

Ai ka thënë se i dyshuari, i plagosur në dorë gjatë incidentit, gjendet në paraburgim dhe do të dalë para gjykatësit të premten.

“Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ia ka caktuar masën e paraburgimit pprej 48 orësh. Nesër ai do të dalë para gjykatësit”, ka thënë Nikçi për RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se grupet hetimore po bëjnë hetime intensive lidhur me rastin dhe se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë, gëzhojat e plumbave të shkrepur dhe prova të tjera materiale.

Nikçi ka thënë se lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa persona të tjerë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali pranë Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë”.

(r.m.)

Comment

*