Prokurorisë i kërkohet ta dorëzojë dosjen paraprake të rastit “Thaçi e të tjerët”

Hagë,1 nëntor 2021 – Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kohë deri më 17 dhjetor që të dorëzojë dosjen paraprake në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në konferencën për ecurinë e çështjes “Thaçi e të tjerët”, më 29 tetor, e ka urdhëruar ZPS-në që deri më 17 dhjetor ta dorëzojë dosjen paraprake.

“Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi e të tjerët, më 29 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nicolas Guillou, me vendim gojor, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 17 dhjetor 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gjatë procedurës pararake ZPS duhet të paraqesë akuza konkrete kundër secilit për të akuzuarve, si edhe dëshmitë mbi të cilat bazohen akuzat. ZPZ duhet të paraqesë edhe listën e dëshmitarëve që planifikon t’i marrë në pyetje.

ZPS ka paralajmëruar se në procesin kundër ish-drejtuesve të UÇK-së do t’i ftojë të dëshmojnëmëse 327 dëshmitarë. Shumica e dëshmitarëve që gjenden në paraprake pritet të dëshmojnë në sallën e gjykimit, ndërsa deklaratat e 50 dëshmitarëve pritet të dorëzohen në formëtë shkruar.

ZPS ka paralajmëruar se procesi  gjyqëesor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit mund të fillojë në fund tëmuajit janar, kurse mbrojtësit e të akuzuarve kanë kërkuar që  gjykimi të nisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë arrestuar më 5 nëntor të vitit 2020 dhe janë transferuar në mbajtjenë njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit – ndalim e mbajtje të kundërligjshme, keqtrajtime dhe vrasje, të kryera në periudhëm mars-shtator 1998.

(r.m.)

Comment

*