Protesta në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës

Moskë, 24 shkurt 2022 – Mijëra protestues kundër luftës u mblodhën të enjten në mbrëmje në Moskë për të kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të tyre në Ukrainë.

Protestuesit hodhën parulla kundër luftës dhe presidentit Vladimir Putin.

Policia arrestoi një numër të madh protestuesish. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse.

Përveç në Moskë, protesta të mëdha u zhvilluan edhe në Shën Petersburg, në Novosibirsk dhe në Jekaterinburg.

Moska njohu zyrtarisht rajonet Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore si shtete të pavarura në fillim të kësaj jave, duke pasuar me një operacion ushtarak herët të enjten.

Presidenti Vladimir Putin tha se operacioni synon të mbrojë njerëzit që “i nënshtrohen gjenocidit” nga Kievi dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës, ndërsa i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të hedh poshtë armët.

Moscow rally: Tens of thousands protest barred election candidates

Russia, Donald Trump & more: What's trending today - cleveland.comUkrainians protest at Downing Street gates over Russian invasion | Ukraine  | The GuardianPeople take part in a protest against Russia's military operation in Ukraine, in Times Square, in New York City, U.S., February 24, 2022. REUTERS/Jeenah MoonKriza e Donbasit dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë

“Revolucioni i Maidanit” në shkurt të vitit 2014 në Ukrainë çoi në arratisjen e ish-presidentit Viktor Janukoviç nga vendi dhe ardhjen në pushtet të një qeverie pro-perëndimore.

Kjo u pasua nga aneksimi në mënyrë të paligjshme nga Rusia i rajonit të Krimesë dhe separatistët shpallën pavarësinë në rajonet Donjetsk dhe Luhansk të Donbasit në Ukrainën lindore, të cilat të kanë popullsi të madhe etnike ruse.

Ndërsa shpërthyen përleshjet midis forcave separatiste të mbështetura nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, pas ndërhyrjes së fuqive perëndimorenë Moskë u nënshkruan marrëveshjet e Minskut të viteve 2014 dhe 2015.

Konflikti, megjithatë, vazhdoi për vite me shkelje të vazhdueshme të armëpushimit.

Që nga shkurti i vitit 2022, rreth 14,000 njerëz janë vrarë në konflikt në Ukrainën lindore.

Tensionet filluan të përshkallëzohen në fund të vitit të kaluar kur Ukraina, SHBA dhe aleatët e saj akuzuan Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në kufirin me Ukrainën.

Ata deklaruan se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj perëndimor, akuza që u refuzuan vazhdimisht nga Moska.

(Sipas Zërit të Amerikës)