Protestë e dibranëve në Nju Jork: “Dibrës Po – Skavicës Jo!”

Shkrimi nga Mariana Bulku – New York City

Fotografitë nga Olsi Beci

Përballë  ndërtesës së OKB-së, ditën e enjte (4 nëntor) në mesditë, dhjetra qytetarë shqiptaro-amerikanë protestuan për mbrojtjen Luginës së Drinit të Zi – Dibrës, nga përmbytja që i shkakton ndërtimi  i Digës së Skavicës, mbi Lumin Drini i Zi .

Protesta, ishte e organizuar nga aktivistët e komunitetit dibran, në zonën e Tri-Shteshit, (New York, New Jersey, Connecticut) në mbështje nga Organizata Albanian Roots – Rrënjët Shqipare. 

Kjo protestë që është e para e këtij lloji organizuar nga komuniteti shqiptar në SHBA, u mbajt në sheshin e njohur të protestave në  Dag Hammarskjold Plazza (333 E 47th Street), Manhattan.

Protesta ishte paqësore dhe  konform rregullave të qytetit për mbajtjen e protestave.

Me motivin “Po Dibrës , Jo Skavicës!” protesta startoi pikërisht  pranë OKB-së në Nju Jork si një valë kundërshtimi dhe proteste kundër zbatimit të projektit të Digës së Liqenit të Skavicës. Një liqen ky i cili bazuar nga studimet e eksperteve zhduk nga harta disa fshatra të Dibrês duke përmbytur bashkë me ta histori, tokë bujqësore dhe mjaft pasuri të tjera. 
Skavica është kundërshtuar sistematikisht nga zëra dinjitozë të historisë, studimeve arkeologjike, gazetarisë, individualitete dhe aktivistë, përfshirë edhe gazetarin e profesorin e njohur dibran në Athinë, Prof. Aburrahim Ashiku, i cili i ka kushtuar një libër voluminoz  me titull “Po Dibrës Jo Skavicës”.

Protesta e Nju Jorkut êshtë inicuar nga një grup të rinjsh dibranë  në Amerikë ; Forca Korabi me drejtues aktivistin Agron Damzi, dhe Blendi Bekteshi me një mbështetetje të madhe edhe nga Albanian Roots dhe presidenti i saj Marko Kepi.

Marko Kepi

Protesta Dibrës Po – Skavicës Jo! ka gjetur përkrahjen e dhjetra qytetarëve dibranë në zonën e Tri-Shtetshit mirëpo jo vetëm, të cilët me banderola e flamuj shqiptaro -amerikanë i thanë njëzëri Jo Skavicës dhe Po Dibrës.

Një grup djem dhe vajzash dibrane pjesëmarrës në protestë ishin të veshur në bluza të bardha, që me vullnet e dëshirë nëpërmjet thirrjes së shkruar në gjoks të bluzave « Yes Dibrës! – No Skavicës! » kërkonin ta ndalin këtë projekt që sipas tyre e përmbyt për jetë një histori të tërë. 

Protestës i priu gazetari atdhetar dhe patriot zoti Beqir Sina i cili në fjalën e tij theksoi fshatin Sinë,vendlindjen e kryeheroit  tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ku pikërisht Sina rrezikon të mbulohet  nën ujë bashkë me muzeun historik atje si dhe gjurmët historike të prejardhjes së heroit dhe simbolit tonë kombëtar të të gjitha kohërave.

“Ky mohim i dyfishtë i Dibrës një herë nga diktatura e cila e internoi familjen time dhe tani nēn pushtetin e mafies qeveritare që  permbyt  vendlindjen  dhe 30 fshatra përreth është një rrezik serioz i mohimit të identitetit tonë kombëtar” – theksoi Beqir Sina në fjalën e tij .

Profesoreshë Ferzileta Gjika Vladi përmes një analize shkencore shpjegoi përpara protestuesve pse ky projekt ështe i dëmshëm dhe jo i duhur për ekoklimën e shekullit të 21. 

Ajo foli edhe si ish -banore e territoreve qē rrezikohen nga përmbytja duke ndarë me pjesmarrësit edhe emocionet por edhe refleksionet objektive mbi padrejtësinë që po u bëhet dibranëve.

Drejtuesi i organizatës” Albanian Roots” zoti Marko Kepi ish kandidati për Këshilltar në Nju Jork, i bëri thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjêse që ta bllokojnë zbatimin e këtij projekti që bie në kundërshtim me interesat lokale e kombetare duke dhunuar  pronën dhe demokracinê .

Në këtë protest morën pjesë dhe artistë dibranë.

Mjaft mirë u prit edhe fjala e instrumentistit Ilmi Kacani i cili theksoi se humbjet kulturore që pëson Dibra nga përmbytja e kësaj zone prekin vlera kombëtare të kulturës tonë ku u përkundën artistë epikë  dhe lirikë me zë e emër që prodhuan bilbilat e asaj zone por edhe Shqipërisë  si ;Lirie Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Sherif Dervishi, Vera Laçi , Skënder Cala, etj .

Gazetari Beqir Sina

Aktivistë  të shumtë si Arif Mata, Jurgen Vladi u rreshtuan në krah të argumentave që studjuesit e shumtë dibranë kanë artikuluar në botime e publikime se permbytja e Dibrës  nuk i sjell dritë Dibrës dhe Shqipërisë , përkundrazi na zhduk nga « faqja e dheut » edhe atë indtetitetin tonë kombëtar e historik të Dibrës.

Emocionues dhe me tone të forta ishte fjala e zotit Ilir Spata, një tjetêr ish – banor i zonës që rrezikon të mbytet nga Skavica. Ai përmes një interpretimi të bukur solli vargje madhështore kushtuar asaj treve epike në realitet dhe në histori.

Nuk mund ti mungonte kësaj proteste mbështetja e komunitetit të Dibranëve të Dibrës tjetër, dhe konkretisht kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra foli si dibran,por edhe  si një qytetar me origjinë nga Dibra shqiptare pasi edhe origjina e tij është Kllobiçishta.

Zoti Miftari tha se ky është rasti për ti kthyer nderin me nder Dibrës në prag të kësaj padrejtësie ndaj duhet  t’i themi  jo Skavicës si dikur në mbrojtje të Radikës të përbashkuar.

Cezar Ndreu stërnipi  i legjendës së historisë dibrane Elez Isufit  foli edhe në emër të familjes së madhe Ndreu e ku  nëpërmjet fjalëve të tij i emocionoi sërish pjesmarrësit me evokimet e tij historike si thirrje për ti dalë zot të tashmes.

Peticioni i hartuar nga profesoresha e universiteti i Nju Jorkut Ferzileta Gjika – Vladi , e cila lexoi peticionin në gjuhën angleze çka do ti drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e lumejve  dhe Mjedisit.

Peticion ky që grupi organizator tha se ka për tu përcjellë në nivelet e tjera nëpër të cilat do të kalojë kjo protestē në Shqipëri dhe insitucionet Europiane . 

Në fund tubimi u përshēndet nga iniçuesi  dhe organizatori , zoti Agron Damzi i cili veçanërisht falenderoi pjesmarrësit dhe organizatorët për prezencën dhe paralajmëroi etapa të tjera nëpër të cilat do të kalojë zëri i Dibranëve si zë i të drejtës që po dhunohet nga pushtetarët e sotēm vendimmarrës.

Tubimi u mbyll me këngën e «  Jam  Krenar që Jam Dibran » të këngëtarit të njohur dibran Haxhi Maqellara dhe thirrjet e njëzêshme tē pjesmarrësve Po Dibrës , Jo Skavicës! çka ata premtuan se do të pasohet  nga valë të reja reagimesh e protesta, në Londër, Bruksel, Romë, Parisë , Athinë dhe Dibër e Tiranë.

Protesta e 4 Nëntorit në Nju Jork,  ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për Dibrën, që burim force e frymëzimi  kishte dinjitetin dhe krenarinë  dibrane.