Protestë e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë

Prishtinë, 25 mars 2022 – Disa qindra qerbë kanë protestuar të premten në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Popullata e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës ka protestuar në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata që jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, kishin arritur në mënyrë të organizuar në Graçanicë.

Protestuesit mbanin parulla “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”.

Mediet në Kosovë raportojnë se punëtorët e institucioneve të financuara nga Serbia e kanë pasur “obligim pune” të marrin pjesë në protesta.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten.

Vendet e Quint-it dhe BE-së, po ashtu kanë përsëritur thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga secila retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve.

Shtetet e Quint-it e kritikuan ashpër Qeverinë e Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve. Quint-i deklaroi se e vlerësoi qasjen e Serbisë në gjetjen e zgjidhjes, por se Kosova ka refuzuar një propozim konstruktiv nga shtetet e Quint-it për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës nukkamarrë vendim të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës e ka pritur kërkesën zyrtare të Qeverisë së Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo kërksëq është e papranueshme për serbinë, sepse, praktikisht, është kërkesë për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Vendet e Quint-it kanë propozuar që komunikimi  lidhur me çështjen e zgjedhjeve të Serbisë  në Kosovë të bëhet  përmes zyrtarëve ndërlidhës të dy vendeve.

Gjatë protestës së serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë nuk ka pasur fjalime. Por, pas përfundimit të protestës, është njoftuar se zyrtarët e Listës Serbe dhe serbët që punojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës e kanë pezulluar punën në shenjë proteste ndaj pezullimit nga puna të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.

Protestat kanë përfunduar pa incidente.

(r.m.)

Comment

*