Protestë kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

Prishtinë, 23 janar 2023 – Familjarë të dëshmorëve dhe veteran të UÇK-së protestuan sot në Prishtinë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që, sipas tyre, e amnistojnë politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

Pjesëmarrësit e protestës, me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë”, u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dukebrohoritur a ndërprerë “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

Protestuesit mbanin në duar pankarta që shprehnin pretendimin se Kryeministri Kurti, me deklaratat e tij, po i provokon familjet e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe po e shtrembëron historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, kërkohej dorëheqje e Kryeministrit Kurti.

Ndër të tjerat, dominonin pankartat: “Historia nuk ndryshohet”, “Kryeministër mos na provoko”, “Oliver Ivanoviqi vrau shqiptarë. Mos e amnisto!”, “Kryeministër, kurrë s’i dhe gjë Kosovës. Dorëhiqu!” etj.

Berat Beqiri, organizator i kësaj proteste, tha se kjo protestë është thirrur për të shprehur zemërimin e thellë të familjeve të dëshmorëve me, siç tha “përpjekjet e përsëritura të përfaqësuesve politikë për të shtrembëruar historinë tonë”.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”, tha Beqiri.

Ai tha se Kryeministri Kurti i lëndoi rëndë familjet e dëshmorëve me  fjalët për Ivanoviqin.

“Fjalët që i tha Kurti për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. Ishte tronditje e radhës dhe fyrje e rëndë publike për të gjithë ne”, theksoi Beqiri.

Ai kërkoi që Kryeministri Kurti të kërkojë falje për gabimin që bëri me vlerësimine Ivanoviqit ose të japë dorëheqje.

“Albin dorëhiqu ose kërko falje”, theksoi Beqiri.

Në protestë, përveç familjarëve të dëshmorëve dhe drejtyjuesve të organizatave të UÇK-së, u panë edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Floretë Zjenullahu, si edhe disa drejtues e anëtarë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Udhëheqësit e kësaj partie, të cilët ishin përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë qenë të parët që kanë reaguar ndaj dklaratës së Kurtit lidhur me Ivanoviqin e ndjerë. Sipas tyre, Kurti e ka aministuar Ivanoviqin, i cili ishte akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Mitrovicë.

Ivanoviqi i ndjerë ishte dënuar me 9 vjet burgim nëshkallën e pare të gjykatës, por ishte shpallur i pafajshëm  nga shkalla e dytëe gjykatës.

Oliver Ivanoviq u vra 5 vjet më parë, në prag të zgjedhjeve lokale. Ai ishte kandidat i nismës qytetare  për kryetar të Mitrovicës Veriore.

(r.m.)