Protestë kundër gjuhës denigruese të deputetit Ardian Kastrati

Prishtinë, 5 prill 2021 – Aktivistë të shoqërisë civile protestuan të hënën në Prishtinë kundër, siç thanë, gjuhës seksiste të profesorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Të dielën në mbrëmje, pas zgjedhjes së zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës, Kastrati postoi një shkrim fyer për fizikun e një gruaje të shëndoshë, të cilin e cilësoi si satirë të shkrimtarit Faik Konica.

Shkrimi, i cili më pas u fshi nga profili i Kasatratit, cilësohet si ofendim ndaj Presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani.

Kastrati tha se nuk ka pasur qëllim ofendimin e askujt, por protestuesit nuk e besuan këtë, prandaj kërkuan përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.

“Kjo gjuhë, e cila prodhon gjuhë të urrejtjes, është një ndër shkaktarët kryesorë të nënshtrimit të grave, dhunës dhe vrasjes së tyre. E, kur kjo bëhet nga personat publikë, e aq më shumë personat universitarë, kjo gjë është e patolerueshme dhe duhet të dënohet”, tha aktivistja Liridona Sijarina.

Reagime kundër Kastratit ka pasur edhe në mediat sociale.

Kuvendi i Kosovës votoi të dielën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, me mandat pesëvjeçar.

Në seaancë nuk morën pjesë deputetët e partisë së Kastratit, e as ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listës Serbe.

Osmani është gruaja e dytë që zgjidhet Presidente e Kosovës.

(r.m.)

Comment

*