PSE AGRON GJEKMARKAJ E KA TE SIGURTE KARTONIN E DEPUTETIT?

Nga Zeqir Lushaj

-Per ata qe edhe pertojne me lexue shume faqe,  po ua jap pergjigjen te shkurter qe ne fillim: -Eshte i ri ne moshe. -Eshte i shkolluar e i kulturuar me-se-miri, ne Shqiperi e jasht, ne Itali. – Krahas punes si pedagog ne Universitet eshte i afirmuar si publicist dhe analist ne shume gazeta dhe televizjone shqiptare.  -Eshte i nje familje te nderuar shkodrane nga Gryke-Lugjet e Boges por tash sa dekada ne Mal Shengjin, ku Agroni ka lindur e rritur, e ne Ishull-Lezhe ku jetojne me punen e tyre te ndershme prinderit pensioniste -Eshte figure edhe familje e paster tek i cili nuk behet fjale per kurrfare kompromentimi, kriminaliteti as korrupsioni… More, mos harroni se, eshte sternip i Prek Calit te Kelmendit e kusheri i At` Zef Pllumit…E tani, te nderuar zgjedhes, te majte e te djathte, cka na i duhet me shume se kaq nje deputeti ne Kuvendin e  Popullit mbas tre dekada demokraci…?-Une nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve. Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre…-…!

I larguar ka kohe, mbas shkollimit e puneve te ndryshme, ne kurbet e ne Tirane, tani ai rikthehet me nje qellim fisnik: te beje me shume per njerzit, per vendin  e tij, per atdheun. Kthehet jo per privilegje por per te marre edhe me shume pergjegjesi. E ketu ku Agroni kandidon, pra ne Lezhe, ka disa `´identitete“, si  “Ai, profesori qe flet ne televizor“, “djali i peshkatarit“, “vellai i doktoreshe Domenikes`´ etj.  Babi i Agronit, Nikolle Gjekmarkaj, eshte nje burr i nderuar i Mal Shengjinit ku ka jetuar me dekada, i qytetit te Shengjinit ku ka punuar nje jete, deri ne pension si peshkatar e shume kohe edhe kapiten. Edhe tani si pensionist eshte shembull i punes ne ekonomine e vogel te familjes ne Ishull Lezhe. Mire thone ata qe e njohin nga afer Nikollen “Njeriu qe nuk pushon kurre!“.Ketu ne qytetin e Shengjinit e rrethine, nuk do ishim realist po te mos e themi se perkrahja e simpatia per Agronin shumefishohet hapur edhe si “eshte vellai i doktorreshe Domenikes more“. Motra e nderuar e Agronit dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) ka 27 vjet mjeke e me dekada drejtore ne Qendren Shendetsore te qytetit. E dashur, e sjellshme, e papertuar, dite e nate ne sherbim te shendetit te komunitetit, ka dite dhe ka mundur ta beje per vete nje opinion te tere.…I pasionuar mbas dijes Agroni rendi me vite monopateve te ashpra te Malit te Shengjinit, neper gurr e ferra, ne shi, ere e shpesh edhe neper bore per ne shkollen e qytetit… Eshte akoma ajo shtepia sa zbret nga perroi i malit ne Shengjin perball Portit, ku Agroni femij i lente kepucet me balte, nderrohej e turrej te shkolla 8-vjecare…

Kur flet prof Agron Gjekmarkaj,                                        (…do kete kundershtime, por… asnje here ofendime)-…Nxenesi i shembullor e profesori i Lezhes…refugjati  i vuajtur ne rruget e kurbetit, student i shkelqyer ne Universitetet e Italise, profesori i UT e analisti televiziv…, i japin atij te drejten morale te kerkoje edhe me shume pune e pergjegjesi. Agron Gjekmarkaj, eshte njeri me seder, me fytyre, sic thot populli. Nuk din te shaj, nuk din  te ofendoj, nuk din te cenoje nderin  e tjerkujt, veti qe kaq i kemi deshiruar ne at salle te Kuvendit tash 3o vjet!

Prof Agron Gjekmarkaj (djathtas) me autorin e ketij shkrimi                                             (Hotel Princi, Rana e Hedhur, Shengjin – Lezhe)-Kam nderim per moshat e vjetra, por them se kur kalon te 70 tat, (moshe te ciles i perkas edhe vet), eshte nder te thuash: Kaq dita, kaq munda, kaq bera…, dhe ta dorzosh me nder. Ndryshe, rrezik te merr edhe era, (si presidentin e Amerikes ne shkallet e avjonit), ne ballkon te viles tende kur del te ushqesh pulat! Duhet tu hapim rrugen rinise, brezit te Agronit me shoke e jo tua mbyllim at me ferre!   Per mua te gjithe partite qe kandidojne per fushaten jane shqiptare dhe me vjen mire qe ne te gjitha ato te jene bijte me te mire te ketij populli.  Atdheu dhe Kombi jane trupi i atij “Rrap madheshtor“, sic shkruante dikur  i Madhi Kadare, (mik i afert – familjar, i intelekltualit  Gjekmarkaj), ndersa partite, te gjitha jane vetem dege te ketij RRAPI. Agron Gjekmarkaj eshte i shartuar ne trung dhe jo ne dege.…! …Jemi ne kohe autostradash o Agron djali i Malsise se Madhe. Kater autostrada pershkojne sot komunitetin e Qarkut ku ju kandidoni: ajo e Kosoves,  per Tirane e per Shkoder, dhe kjo e katerta, e reja qe kalon neper vendlindjen tende, pra neper Mal Shengjin per Velipoje e me tej. Mund te thote ndonje lexues se, -Cfare hyjne autostradat ketu tek shkrimi per kandidatin per deputet. Hyjne hyjne si cke me te. Kohe autostradash dmth se per fat te mire eshte harruar bidoni ne rradhen e vajgurit te lagjes ashtu edhe shishja e qumshtit para dyqanit te kooperatives!! Sot, qytetaret kane kerkesa edhe me te larta, bashkkohore. Deputeti duhet te jete ne ball te luftes per plotsimin e ketyre kerkesave.“´Me shpejt, me larg, me lart“, ka qene dikur nje parulle sportive. Sot, kjo eshte e duhet te jete me teper nje parulle ose sllogan politik. Eshte kerkese e kohes qe me shume e shohim por edhe do e kerkojme nga Ju- Ju deputetet e rinj te Shqiperise per arritjen e qellimeve te medha te kohes kur synojme Europen e Bashkuar.Nuk ka shume rendesi “i majt apo i djathte`´. Rendesi ka qe shikimi te jete vetem perpara! Edhe e majta edhe e djathta vetem, mbeten cyryk = sakat, e nese jane e punojne bashke, edhe te dobeta po qene, arrijne te pastrojne fyftyren, qe ne aq shume kemi nevoje.…Qindra portale, revista, gazeta, kanale televizive e radia…, godasin ne veshet e trurin e lodhur te lexuesit, ndigjuesit, qytetarit votues shqiptar. Dicka si ajo fjala e vjeter e popullit per dasmat se: `´Dy veta martohen e 200 terbohen“. Edhe une sot, nga friga e sterngarkeses se lexuesve nuk po e zgjas shkrimin per Agronin , madje, per ata me te padurueshmit ne lexim, po ua permbledh idene themelore e po ua vendosi ne krye te shkrimit, me korsiv, qe edhe po qene te nxituar nuk kane nevoje te zbresin me poshte ne faqe. Po i pervetsuan (e besuan) keta pak rrjeshta, ata,  do me thone edhe mua PO, e shkojne te kutia e votimit te bindur per te shtuar nje vote ne sigurine e zgjedhjes se Djalit te Malit te Rrencit ne Parlament, (ne Oden e burrave qe nuk ka rre´ kurre!)

Pra: –-Eshte i ri ne moshe. -Eshte i shkolluar e i kulturuar me-se-miri, ne Shqiperi e jasht, ne Itali. – Krahas punes si pedagog ne Universitet eshte i afirmuar si publicist dhe analist ne shume gazeta dhe televizjone shqiptare.  -Eshte i nje familje te nderuar shkodrane nga Gryke-Lugjet e Boges por tash sa dekada ne Mal Shengjin, ku Agroni ka lindur e rritur, e ne Ishull-Lezhe ku jetojne me punen e tyre te ndershme prinderit pensioniste -Eshte figure edhe familje e paster tek i cili nuk behet fjale per kurrfare kompromentimi, kriminaliteti as korrupsioni… More, mos harroni se, eshte sternip i Prek Calit te Kelmendit e kusheri i At` Zef Pllumit…E tani, te nderuar zgjedhes, te majte e te djathte, cka na i duhet me shume se kaq nje deputeti ne Kuvendin e  Popullit mbas tre dekada demokraci…?

-Une nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve. Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre…-

Mes dy kraheve, pa hatermbetje, fjala duhet te zere vend ne qender

Per lexuesit qe e kane qef karieren zyrtare, ose me sakt biografine profesionale te personazhit, theksojme si me poshte se, Agron Gjekmarkaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë Letërsi në vitin 1996. Në vitin 2005 diplomohet në specialitetin Teori Letërsie në Fakultetin e Letërsi‐Filozofisë pranë Universitetit “La Sapienza”, në Romë, me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.Aktualisht është Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës si ligjërues për lëndët: “Histori e Shtypit”, “Histori e qytetërimeve” dhe “Letërsi Italiane”. Pas studimeve universitare nisi të bashkëpunojë me shtypin e shkruar. Që prej vitit 1996 ka punuar si Redaktor i Revistës kulturore “Hylli i Dritës”. Në vitin 1996 ka qenë edhe Kryeredaktor i gazetës “Ora e Shqipërisë”. Më pas nga viti 2004 e në vijim ka bashkëpunuar me disa të përditshme shqiptare si editorialist dhe opinionist dhe që nga viti 2011 vazhdon të jetë editorialist i gazetës “Panorama”. Gjatë viteve 2000‐2005 ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Bota Shqiptare” me seli në Romë si konsulent dhe editiorialist dhe gjatë së njëjtës periudhë ka bashkëpunuar me Radio Vatikanin si konsulent.

Ne periudhën 2005‐2007 ka qenë Këshilltar i Ministrit të Kulturës për politikat kulturore dhe më pas nga 2007 ‐ 2008 drejtoi Drejtorinë e Arteve dhe Letrave pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Tiranë. Në periudhën 2007 ‐ 2010 ka qenë anëtar i jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë pranë kësaj Ministrie. Në vitet 2006‐2008 ka qenë edhe Anëtar i Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare. Z. Gjekmarkaj ka mbajtur postin e Ndihmësit të Presidentit të Republikës për periudhën 2008 ‐ 2009.

Z.Gjekmarkaj ka marrë pjesë sistematikisht nëpër konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me studimet letrare si dhe ka kryer një sërë botimesh duke përmendur “La letteraura fantastica di Kadare” botuar në vitin 2012, “Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët” në 2009 si dhe një kritikë dhe publicistikë me titullin “Reaksionari” e botuar më 2015. Ai zotëron gjuhën italiane dhe atë angleze.

Jane keto qe thame me larte siguria e Agronit se do jete deputet  ne keto zgjedhje. Dikush, militant apo kundershtar mund te thote se siguria i vjen nga PD-ja dhe numri dy ne listen e Lezhes. Ata mund te kene te drejte ne kendshikimin praktik te tyre, por une kam nje kendshikim tjeter, kendshikimin me qender njeriun, NJERIUN, jashte partiak dhe jashte praktikave teknike te listave.

Edhe nje here pra: …nuk kam degjuar se kane pikuar ndonjehere e ndokund deputet nga qielli! Ata jane mes nesh, djemte e vajzat tona, motrat e vellezerit tane prej me te mireve.

 Agron Gjekmarkaj eshte njeri prej tyre.

Suksese.

-Ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare ne Londer, nga  Lezha e Kastriotit, Prill 2021-

Comment

*