Pse jemi të vonuar për vizat me SHBA

Arben Malaj ABC_1

Arben Malaj

Në shkurt të këtij viti, gjatë takimeve në Mëngjesin e Lutjeve në Washington, pas kërkesës gjithëpërfshirëse të ambasadorit tonë në Washington, z. Gilbert Galanxhi, së bashku me kolegët Mediu, Tahiri dhe Ahmetaj u angazhuam që në takimet tona me senatorë, kongresmenë dhe në Departament të Shtetit të kërkonim mbështetje për lehtësimin e regjimit të vizave midis vendit tonë dhe SHBA. U jemi mirënjohës kongresmenëve Robert Aderholt, Eliot Engel, Jeff Miller dhe senatorëve Jim Inhofe, Tom Couburn, Mark Prayer, Jon Bozman, të cilët do të angazhoheshin në mbështetjen e këtij procesi. http://www.zeriamerikes.com/content/lutje-mengjes-obama-voa-ditari-shqip/1599005.html,
Z. Jonathan Moore, drejtori i Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, bazuar edhe në eksperiencën e tij personale si diplomat në Bosnjë-Hercegovinë, ishte mbështetës për një regjim të ri vizash, sapo Shqipëria të plotësonte kushtet e nevojshme. http://www.panorama.com.al/2013/02/09/dash-malaj-takon-moore-zgjedhjet-e-lira-duhet-te-garantojne-qeverisje-te-qendrueshme-dhe-efektive/
Në takimin me ambasadorin Arvizu, menjëherë pas vizitës në Amerikë dhe takimeve në Departamentin e Shtetit, gjeta angazhimin dhe përkushtimin, edhe personal, të ambasadorit Arvizu për përshpejtimin e këtij procesi. (http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-i-ps-arben-malaj-takon-ambasadorin-amerikan-arvizu/)
E vërteta është se vendi ynë është i vonuar të përfitojë të njëjtin regjim vizash deri në 10-vjeçare, pikërisht sepse qeveria shqiptare nuk po plotësonte bazën ligjore të domosdoshme, ku kryesore ishte ligji i ri për të huajt, që u miratua me shumë vonesë nga Parlamenti ynë. Gjithashtu kriteret e tjera do të kërkonin edhe plotësimin e një numri kërkesash statutore, së bashku me uljen e nivelit të refuzimeve për viza në një total prej 3%, kur për vendin tonë aktualisht është 40.5%. Po kështu, qeveria shqiptare ende nuk ka plotësuar aktet nënligjore, që e lehtësojnë fillimin e këtij procesi.
Kombi shqiptar duhet t’i jetë shumë mirënjohës mbështetjes së jashtëzakonshme që SHBA na ka dhënë në momente vendimtare në historinë tonë. Në vizitën e Sekretares së Shtetit, Clinton, më 1 nëntor 2012, ajo do të thoshte: “Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj, me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, edhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre. “http://www.panorama.com.al/2012/11/01/vizita-e-klinton-masat-e-sigurise-nisin-qe-sot/
Si përfaqësues i popullit tim i shpreh mirënjohje për angazhimin e tyre dashamirës dhe mbështetës për një regjim të ri vizash, të gjithë miqve të Shqipërisë, kongresmenëve dhe senatorëve, dhe në mënyrë të veçantë z. Jonathan Moore dhe ambasadorit Arvizu, për përkushtimin e tyre të drejtpërdrejtë.
Berisha, pas 8 vjetësh qeverisje, nuk mund ta shesë dështimin si sukses. Arritjet dhe realizimet nuk mund të jenë çështje dëshirash në kohë fushatash. Ende nuk është plotësuar baza ligjore dhe procesi do të kërkojë kohë.
Kjo zvarritje është e pajustifikueshme, duke mos harruar faktin se komuniteti shqiptar në Amerikë është shumë i madh dhe rritet përditë. Prindërit që kanë fëmijët e tyre në SHBA, studentët e mrekullueshëm që studiojnë në shkollat më të mira amerikane, biznesmenët që meritojnë të rrisin bashkëpunimin, studiuesit shkencorë, artistët dhe komunitetet e tjera, meritojnë te kenë sa më shumë lehtësi udhëtimi. Duke përfituar viza me afate sa më të gjata, të gjithë ata reduktojnë ndjeshëm kohën dhe kostot përkatëse.
Qeveria amerikane ka vite që pret nga qeveria dhe Parlamenti shqiptar të plotësojë kërkesat e reciprocitetit. Shqiptarët meritojnë një regjim të ri vizash.
Ne jemi të fundit në procesin e integrimit europian dhe në sistemin e vizave me SHBA. Berisha nuk duhet të gënjejë se do të hiqen vizat, pasi këtë status e kanë vetëm 37 vende në gjithë botën, të cilat janë edhe më të zhvilluarat. Hapi i parë është të përfitojmë viza me një afat sa më të gjatë.
Të mos mbetemi pas çdo vendi tjetër. Dështimi dallohet kur krahason afatet e vizave të shqiptarëve për të udhëtuar drejt SHBA, me afatet e vizave që përfitojnë vendet e tjera të rajonit tonë.
Të mos premtojmë nga podiumet elektorale dhe të mos e shesim dështimin si sukses

Comment

*